Një 35-vjeçare humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të premteje në Kamëz, pasi u përplas nga një automjet. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, në Bathore. 35-vjeçarja me iniciale N. Z., u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 23-vjeçar, i cili pas ngjarjes u shoqërua në polici.
“Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.