Aktualitet Makina përplaset me minibusin me pasagjerë në Elbasan, disa të lënduar

Makina përplaset me minibusin me pasagjerë në Elbasan, disa të lënduar

Një aksident rrugor ku është përfshirë edhe një minibus me pasagjerë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Elbasan. Mësohet se një makinë tip Volkswagen kabriole është përplasur me minibusin në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh.

Për pasojë janë plagosur gjithsej shtatë persona të cilët janë transportuar menjëherë për në spital. Pesë prej tyre ishin pasagjerë të autobusit, ndërsa dy të tjerët janë shoferja e makinës Volkswagen dhe pasagjeri.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata makinash në të dy krahët e saj, por policia thotë se ka bërë të mundur zhbllokimin e saj.

Tashmë i mbetet autoriteteve që të përcaktojnë shkakun e këtij aksidenti.