Një 22-vjeçar ka humbur jetën në Durrës teksa ishte në drejtimin e makinës.
U riu dyshohet se pësoi atak në zemër çka bëri që të humbiste kontrollin e mjetit dhe të përplasej.
Ngjarja ndodhi pranë urës së Dajlanit.
Ky është aksidenti i dytë me vdekje në Durrës këtë pasdite, pasi pak orë më parë një 16-vjeçar humbi jetën në Hamallaj teksa ishte pasagjer në një makinë.
“Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen.
Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia e Durrësit.