Historianët kanë hedhur dritë kohët e fundit për një histori të disa makinerive gjigante të krijuara nga ushtria amerikane që do të pushtonin Arktikun gjatë Luftës së Ftohtë.
Në vitet 1950, ushtria amerikane porositi një seri makinerish të mëdha në formë trenash që do të udhëtonin pa shina nëpër terrene të vështira për të ndërtuar stacione radarësh.
I quajtur si “Linja e Paralajmërimit të Hershëm” ky sistem mbrojtës kishte si qëllim të pikaste bombat sovjetike që mund të fluturonin në Polin e Veriut, si rruga më e shkurtër drejt Amerikës së Veriut.
Stacionet duhet të ndërtoheshin shumë larg rrugëve dhe për këtë arsye inxhinierët kishin probleme me transportin e tonelatave të materialeve të nevojshme. Për këtë arsye ushtria kontraktoi kompaninë me bazë në Teksas, LeTourneau Inc.
Në atë kohë, kjo kompani kishte zhvilluar disa trena pa shina për industrinë e pyjeve, duke përdorur një motor inovativ me naftë dhe elektrike.