Milani rinis punën për sezonin e ri nga Paolo Maldini.
Ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve ka pranuar propozimin e shefit ekzekutiv, Ivan Gazidis, për të kaluar nga posti i drejtorit strategjik në atë të drejtorit sportiv, pozicion që deri pak ditë më parë mbahej nga Leonardo.
Jo vetëm kaq, pasi Maldini do të sjellë në Milano edhe trajnerin e ri të “Djallit”, që do të jetë Marco Giampaolo, tekniku aktual i Sampdorias.
Ky i fundit do të largohet nga ligurianët pas 3 sezonesh dhe pritet të firmos një kontratë 2-vjeçare me Milanin, ku do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.