Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kryebashkiakut të Mallakastrës, ku është shpallur fitues kandidati i Partisë Socialiste Qerim Ismailaj.
Ai mori 5967 vota, 367 më shumë se kandidati i Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, Agron Kapllanaj, i cili mori 5600 vota.
I treti u rendit kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Resmi Shanaj, i cili mori 724 vota.
Ky është një nga rastet ku çarja e PD-së me dy kandidatë në disa bashki ka sjellë edhe humbjen, pasi votat e Shanajt do t’i kishin mjaftuar Kapllanajt për të fituar garën dhe për t’u rikthyer në drejtim të Bashkisë së Mallakastrës.