Sport Mallkimi i numrit 9 te Milan, Piatek “viktima” e radhës

Mallkimi i numrit 9 te Milan, Piatek “viktima” e radhës

Krzysztof Piatek i ka dhënë fund makthit të aventurës së tij te Milan, duke u transferuar në Gjermani. Tashmë pjesë e Hertha Berlin-it, ku do të synojë të ringjallë karrierën, polaku dorëzon në “San Siro” fanellën ikonë, atë me numrin 9.

Ndër vite, te “Djajtë”, atë e kanë mbajtur emra nga më të ndryshëm të futbollit botëror, si Pato, Torres, Higuain dhe Pippo Inzaghi. Por që prej largimit të italianit, numri 9 ka qenë i mallkuar për cilindo lojtar të Milan që e mbante atë.

Kanë qenë në fakt plot 9 lojtarë që kanë mbajtur mbi shpinë numrin 9, por edhe pse mes tyre ka pasur disa sulmues me emër, në total të nëntë kanë shënuar vetëm 44 gola në 9 vite. Lojtari ma i suksesshëm ka qenë Andre Silva, i cili në 40 ndeshje ka shënuar 10 gola. Nga ana tjetër, vetëm Inzaghi në njëmbëdhjetë vitet e tij te Milan ka realizuar 73 gola në 202 ndeshje.

Lojtarët që kanë dështuar:

2012/13: Pato – 7 ndeshje 2 gola

2013/14: Matri – 18 ndeshje 1 gola

2014/14: Torres – 10 ndeshje 1 gola

2014/15: Destro – 15 ndeshje 3 gola

2015/16: Luiz Adriano – 29 ndeshje 6 gola

2016/17: Lapadula – 29 ndeshje 8 gola

2017/18: Andrè Silva – 40 ndeshje 10 gola

2018/19: Higuain – 22 ndeshje 8 gola

2019/20: Piatek – 20 ndeshje 5 gola