Ministria Franceze e Kulturës tha se disa masa murale kanë rënë nga tavani i Katedrales së Notre Dame, në të cilën një zjarr shpërtheu në prill, duke djegur çatinë dhe rrëzuar një pjesë të kësaj kryevepre arkitektonike.
Masat ranë për shkak të temperaturave të larta dhe Ministria bëri thirrje për përpjekje shtesë për të parandaluar më shumë dëme.
Vala e nxehtësisë që kanë ripërfshinë Evropën, në Francë ka arritur më shumë se 40 gradë
Një zyrtar i ministrisë tha se masat murale kishin rënë pasi temperaturat arritën një rekord 42.6 Celsius në Paris në fund të korrikut. Ai tha që nxehtësia shpejt e thau llaçin që mbanin gurët e tavanit në vend.
Dëmi nuk është “serioz”, por katedralja e shekullit 12 është në rrezik të shembjes së mundshme, tha zyrtari.
Ndërkohë, autoritetet në Paris kanë nisur një operacion të gjerë për të parandaluar përhapjen e mbetjeve duke pastruar shkollat përreth Katedrales, rrugët pranë saj dhe duke ngritur një zonë të pastruar nga kontaminimi brenda ndërtesës në mënyrë që ekspertët të punojnë në qetësi.