Gjykata e Posaçme e Apelit nuk mundi dot të zhvillonte dot sot seancën ku do të shqyrtohej kërkesa e Jamarbër Malltezit për lirimin e 25 pasurive të vena në sekuestro nga SPAK.
Shkak për shtyrjen u bë kërkesa e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi me argumentin se ka konflikt interesi.
Olldashi është gjyqtarja që ndryshoi masën e sigurisë të Malltezit nga “Arrest në burg” në Arrest shtëpie”.
Kërkesën për përjashtim do ta shqyrtojë gjyqtarja Miliana Muça.
Malltezit i janë sekuestruar apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.