Këngëtari me famë ndërkombëtare, Maluma pritej që në datë 14 Mars do mbante në Tiranë koncertin e tij. Por si pasojë e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit në gjithë botën, koncerti u shty për një tjetër datë.
Së fundmi, Maluma ka bërë të ditur datat e reja të turneut të tij “11/11”, midis tyre dhe koncertin që do të mbahet në Tiranë.
Data e re e vendosur për koncertin e këngëtarit është 6 Shtator 2020 dhe koncerti do të mbahet te sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë.