Lajla Kamata, e ëma e Heidi Baçit, ka qenë e ftuar në “Cherry on Top”, në një intervistë përballë Bora Zemanit, ku foli ndër të tjera edhe për romancën e Heidit me Romeon.
Lajla tha se nga gjestet, e bija i duket e dashuruar. “E kuptoj nga gjestet që është e dashuruar”, tha ajo.
Sa i përket pyetjes nëse do ta ‘braktisë’ Heidi Italinë për dashurinë, Lajla u tregua po ashtu korrekte, duke thënë se është në dorën e së bijës.
“Duke e njohur Heidin, ajo do ta ketë të vështirë ta lërë Italianë, se është e lidhur me punën shkollën e shoqërinë. Por nëse dashuria është e aq e fortë, ia lëmë Heidit (në dorë)”.
Ajo tregoi edhe arsyen pse i shoqi, Genti, nuk e ka surprizuar ende Heidin në “BBVA 3”.
“Nëse Heidi do jetë në finale, mendoj se Genti do shkojë për surprizë. Ai nuk ka dashur kurrë që të jetë hija e saj. Nuk ka dashur që të lidhet emri i tij me Heidin si në rastin e parë (referuar ngjarjes në “Grande Fratello”). Nuk është eksperiencë e lehtë. Genti, ngaqë bëri suprizën dhe doli sikur po komandonte jetën e Heidit dhe nuk deshi të bënte të njëjtën gjë. Por realiteti nuk është ashtu, Heidi ka qenë totalisht e lirë”, u shpreh Lajla, duke shtuar se ai do të ishte shumë i lumtur që ta takonte.