Dolores Aveiro, mamaja e Cristiano Ronaldo, ka mbrojtur djalin e saj pas akuzave për përdhunim nga 34-vjeçarja Kathryn Mayorga.
Duke folur për një media portugeze, ajo tha se ka besim tek djali i saj, ndërsa akuzoi 34-vjeçaren se nuk i shkoi në dhomën e hotelit Cristiano Ronaldos për të luajtur me letra.
“Unë e njoh djalin tim. Kam besim te djali im kur bëhet fjalë për atë që ka ndodhur. Kur ajo shkoi atje, nuk vajti për të luajtur me letra”, është shprehur Dolores Aveiro.
Cristiano Ronaldo është akuzuar nga ish-modelja amerikane Kathryn Mayorga se në vitin 2009 është abuzuar seksualisht në Las Vegas nga ylli portugez i futbollit.
Madje ajo ka thënë se ishte paguar 290 mijë Paund për të mos folur.
Por Ronaldo i mohon të gjitha këto akuza që kanë shpërthyer pas 10 vitesh. Në mbështetje të tij kanë dalë motra dhe e dashura e vet futbollistit.
Në muajin Janar, policia amerikane dorëzoi një kërkesë tek autoritetet italiane të Torinos, aty ku jeton Ronaldo, për të marrë një mostër të ADN-së së futbollistit në kuadër të hetimeve që po kryejnë pas denoncimit të 34-vjeçares Kathryn.