Extra Mamaja shtang në ditën e dasmës e djalit, zbulon se nusja ishte...

Mamaja shtang në ditën e dasmës e djalit, zbulon se nusja ishte vajza e saj e humbur

Një skenar i përkryer për një film dramatik është historia e vërtetë e një familjeje në Kinë. Një grua mbeti e shtangur në ditën e dasmës së djalit të saj kur bëri zbulimin e pabesueshëm se nusja ishte vajza e saj e humbur prej kohësh. Nëna e nuses dhe dhëndrit shpërtheu në lot pasi e kuptoi se kush ishte ajo që po martohej me djalin e saj kur vuri re një shenjë lindjeje në dorën e vajzës. Ky bashkim i jashtëzakonshëm ndodhi në Suzhou, provinca Jiangsu në Kinë në 31 Mars.

Mamaja e dhëndrit vuri re gjatë ceremonisë një shenjë e cila ishte e ngjashme me atë në dorën e vajzës së saj të humbur, raporton mediat e huaja. Pasi zbuloi shenjën e dallueshme, gruaja iu afrua prindërve të nuses dhe i pyeti nëse ajo ishte birësuar më shumë se 20 vjet më parë.

Familja u hutua nga pyetja pasi kishte qenë prej kohësh një sekret, por i treguan se e kishin gjetur vajzën buzë rrugës vite më parë dhe ata e rritën si vajzën e tyre.

Vajza e humbur e përshkroi takimit me mamanë e saj biologjike si momentin më të lumtur të jetës, edhe se vetë dita e dasmës.

Kuptohet që ajo u shqetësua për martesën me “vëllain” e saj më të madh, por doli që ai ishte birësuar dhe kështu nuk kishte asnjë kundërshtim që martesa të vazhdonte. Gruaja kishte adoptuar një djalë pasi humbi shpresën për të gjetur vajzën e saj të zhdukur, raporton Oriental Daily, dhe ajo e kishte kërkuar atë për vite me radhë, por pa sukses.

Ajo tha se nuk do të kishte ndonjë problem me këtë martesë pasi çifti nuk ishin vëlla e motër biologjike. Çifti përfundoi ceremoninë e martesës pa ndonjë surprizë tjetër të madhe.