Lajme të mira vijnë nga personeli mjekësor në linjë të parë në përballjen me koronavirusin.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ka njoftuar se 1 mjek dhe 2 infermierë të tjerë janë shëruar nga COVID-19. Në total, numri i personelit shëndetësor të shëruar nga virusi shkon në 39 persona.
Ministrja vuri në dukje edhe si për të shtatën ditë radhazi numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë, me 302 pacientë tashmë të shëruar.