Aktualitet Manastirliu zbulon se kur mund të hapen çerdhet dhe kopshtet

Manastirliu zbulon se kur mund të hapen çerdhet dhe kopshtet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tregoi me anë të një video-mesazhi në Facebook se “nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private”.

“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshëm të kushteve higjeno-sanitare për çdo strukturë të kopshteve dhe çerdheve dhe standardeve që duhet të plotësojnë për të mirëpritur fëmijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë institucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu.