Sport Manchester City fiton FA Cup me dy perla të Gundogan, tani sytë...

Manchester City fiton FA Cup me dy perla të Gundogan, tani sytë te Champions

Ilkay Gundogan ishte heroi i Manchester City në finalen e FA Cup, që ekipi i Pep Guardiolës fitoi 2-1 ndaj Manchester United.

Ende spektatorët nuk kishin zënë vend në Wembley, kur mesfushori i Gjermanisë shënoi golin e parë të ndeshjes. Gundogan goditi fluturimthi me të djathtën nga jashtë zone, duke mposhtur portierin De Gea, i cili nuk lëvizi fare. Topi përfundoi në rrjetë që në sekondën e 16.

Reagimi i United erdhi në pjesën e parë, pas një 11-metërshi të akorduar nga arbitri për prekje të topit me dorë në zonë nga Jack Grealish. Bruno Fernandes u tregua i ftohtë përballë Ortegës, duke barazuar shifrat në 1-1.

Por, në fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish Gundogan, sërish nga jashtë zone, por kësaj radhe me të majtën, që mposhti edhe një herë tjetër De Gean, për t’i dhënë Cityt trofeun e dytë sezonal, pas titullit kampion.

Në 10 qershor, Manchester City do të tentojë tripletën, në finalen e madhe të Champions League nga Inter.