Sport Manchester City i jep fund krizës, tjetër zhgënjim nga Chelsea

Manchester City i jep fund krizës, tjetër zhgënjim nga Chelsea

Manchester City duket se i ka dhënë fund krizës dhe është rikthyer te rezultatet pozitive. “Qytetarët” regjistruan fitoren e dytë radhazi në Premier League, pasi mposhtën me shifrat e thella 4-1 skuadrën e West Ham.

Dopieta e Haaland, goli i Foden dhe autogoli i Coufal, i dhanë suksesin skuadrës së Guardiolës. Me këtë fitore, City mban vendin e gjashtë me 34 pikë.

Chelsea regjistroi ndeshjen e tretë pa fitore. Pas dy humbjeve, “Blutë e Londrës” u ndalën në barazim 1-1 në transfertë nga Crystal Palace. Palmer zhbllokoi sfidën në minutën e 14-të, ndërsa Mateta barazoi në minutën e 82-të.

Me këtë barazim, Chelsea renditet në vendin e katërt me 36 pikë. Në sfidat e tjera, Aston Villa mposhti 2-1 Leicester-in, ndërsa Brentford fitoi 5-0 ndaj Southampton.

Bournemouth triumfoi minimalisht ndaj Everton, në një sfidë ku për këta të fundit ishte titullar sulmuesi Armando Broja, por u zëvendësua në minutën e 32-të për shkak dëmtimi.