Pas vitesh investimesh dhe fitoresh në Britaninë e Madhe, arrin edhe finalja e parë në Champions League për Manchester City, pas fitores në Kupën e Kupave të vitit 1970 që përfaqëson ende fitoren e vetme europiane të ekipit anglez.
Djemtë e Guardiolës fituan më lehtësisht seç mendohej ndaj Paris Saint Germain me rezultatin e pastër 2-0, pasi kishin fituar edhe garën e parë në Francë 1-2.
Protagonist i ndeshjes ishte algjeriani Riyad Mahrez, autor i dygolëshit që mposhti francezët, në minutën e 11 dhe të 63-të.
Anglezët u dukën superiorë, dhe kontrolluan mirë ndeshjen, përtej disa momente tensioni të kulmuara me kartonin e kuq për Angel Di Maria në pjesën e dytë.
Britanikët presin tashmë fituesen e sfidës midis Real Madrid dhe Chelsea, që në ndeshjen e parë ka përfunduar në barazim 1-1.