Sport Manchester United turpërohet nga ekipi i Strakoshës, Xhaka protagonist me Arsenal

Manchester United turpërohet nga ekipi i Strakoshës, Xhaka protagonist me Arsenal

Nuk është vetëm faji i Cristiano Ronaldos. Me ndeshjen e sotme, këtë po e kuptojnë të gjithë, nga drejtuesit tek stafi teknik, si dhe vetë tifozët dhe mediat që mbështesin Manchester United.

Gjigantët e dikurshëm të Premier League u turpëruan sot ndaj Brentford, ekip ambicioz ku luan edhe portieri kuqezi Thomas Strakosha.

Pjesa e parë ishte pothuajse paradoksale, me Brandford që shënoi 4 herë në portën e David De Gea, me anë të Dasilva, Jensen, Mee dhe Mbuemo, pra jo kundër “Galacticos” e Carlo Ancelottit.

Nje ndeshje me shumë histori për të treguar, si ajo e Kristian Eriksen që pikërisht aty rifilloi jetën sportive pas episodit që pothuajse i kushtoi jetën ne fushën e blertë, gjatë Europianit.

Por edhe historia e Strakoshës, që dukej sikur po drejtohej pikërisht ne drejtim të Manchesterit, pas eksperiencës shumëvjeçare me Lacion në Itali,  kur në fakt nënshkroi me ekipin që sot mundi “Djajtë e Kuq”.

Ne ndeshjet të tjera të javës, spikat forma e mirë e Arsenalit, i cili mundi 4-2 Leicester, me Granit Xhakën që ka lënë pas polemikat e sezonit të kaluar dhe u shndërrua në protagonist me gol dhe asist.

Manchester City tregon se janë ende ato kampionët duke mundur lehtësisht Bournemouth 4-0, edhe pse norvegjezi Haaland nuk arrin të shënojë.