Trajneri i Italisë Roberto Mancini u shpreh se duke parë futbollin e luajtur gjatë Kupës së Botës në Katar, kishte idenë e qartë që skuadra e tij do të kishte pasur shanse që t’i shkonte deri në fund, madje edhe ta fitonte kompeticionin.
Italia ishte mungesa e madhe e Botërorit 2022 në Katar, por është bindje e Mancinit se nëse do të ishte pjesëmarrëse në këtë aktivitet, do të kishte shanse reale për ta fituar atë.
“Është shumë e thjeshtë të flasësh më vonë. Bëja tifo për Argjentinën pasi për Messin, më i miri në 20 vitet e fundit, të mbyllte karrierën pa fituar një Botëror, nuk do të kishte qenë e drejtë”, ka thënë Mancini në një intervistë për “La Gazzetta Dello Sport”.
“Por Italia, kur është, është e rrezikshme për këdo. Për këtë arsye kam thënë gjithmonë se kishim objektiv ta fitonim dhe sot e them se mund të luanim shanset tona. Po, edhe për të tentuar që ta fitonim. Shpresoj që futbollistëve të mi t’u ketë dhembur aq sa mua teksa e shihja në TV. Mendoj se po, e dinin edhe ata që do të kishin bërë një paraqitje të mirë dhe e dinë që është e nevojshme që të përgatiten sa më mirë për momentet vendimtare të kualifikueseve të ardhshme”, tha Mançini.