Pas miqësores Shqipëri-Itali të përfunduar me rezultatin 1-3, trajneri i axurrëve, Roberto Mancini foli në SuperSport aty ku komplimentoi skuadrën kuqezi, teksa ndër të tjera u shpreh lidhur edhe me të ardhmen e mbrojtësit Leonardo Bonucci.
Përshtypja për skuadrën e Rejas? “Është një skuadër e mirë, e dinim këtë, Shqipëria bëri një ndeshje të mirë. Janë lojtarë të mirë, luajnë në Serie A, kanë kualitet, i bëj komplimenta. I falenderojmë që na ftuan për këtë miqësore”.
Kush zëvendëson Bonuccin? “Kemi mbrojtës të mirë, kemi lojtarë të ndryshëm. Bonucci është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, u shpreh Mancini.
Zaniolo: Është bukur të kthehesh në Air Albania, u dëfryem
Sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolo, theksoi se është ndjesi e bukur të kthehet në Air Albania, ndërsa shtoi se në këtë ndeshje, u dëfryen në fushë.
Ky stadium të sjell fat pasi fitove edhe Conference League: “Është bukur të kthehesh këtu. Më pëlqen mënyra si luan skuadra.
Kumbulla? Po fola para ndeshjes, sot ishte një kundërshtar por jashtë fushe jemi miq. Mbrojtja e Shqipërisë është e fortë dhe agresive, ishte një ndeshje që u dëfryem. Jam i kënaqur”, u shpreh Zaniolo.