Dy ditë pas zyrtarizimit të dorëheqjes së tij nga posti i trajnerit të kombëtares italiane, Roberto Mancini vendos të tregojë të vërtetën e tij.
Në një intervistë të dhënë për gazetën “La Repubblica”, trajner sulmon ashpër presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.
Mancini u shpreh se Gravina i ka ndërhyrë në punë si dhe kishte ide të kundërta, ndaj dhe u detyrua të largohej.
“U përpoqa t’ia shpjegoja arsyet e mia Gravinas, i thashë presidentit se kisha nevojë për qetësi, ai nuk e garantoi këtë dhe dhashë dorëheqjen. A keni parë ndonjëherë një president federate të ndryshojë stafin e trajnerit të kombëtares? Gravina donte ta bënte këtë prej një viti. Nuk bëra asgjë për t’u masakruar (referuar kritikave të mediave)”, deklaroi Mançini.
Më tej italiani ka folur rreth të ardhmes dhe ofertave të ardhura në drejtim të tij, ku përflitet se do të jetë trajner i kombëtares së Arabisë Saudite.
“Arabia Saudite? Nuk e mohoj se ka interes nga ana e tyre. Dy situatat janë të pavarura dhe në çdo rast tani nuk dua të mendoj për këtë gjë”, tha ai.