Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se, para se të shpallë kandidaturën për rizgjedhje, dëshiron të përballet së pari me fazën akute të pandemisë së Covid-19 dhe më pas me krizën gjeopolitike, të shkaktuar nga marrëdhëniet e tensionuara mes Ukrainës dhe Rusisë.
”E kam thënë edhe herë të tjera se çfarë kam menduar për projektet e mia, për entuziazmin dhe e dashurinë që kam për vendin, por, faza akute e epidemisë dhe kulmi e krizës aktuale gjeopolitike i kemi përballë”, shtoi ai.
”Mund t’iu shpjegoj në mënyrë të arsyeshme francezëve, të cilëve u përkushtohem, për këtë moment të rëndësishëm demokratik. Unë do të jem president deri në fund dhe se kemi një krizë në kufirin ukrainas që kërcënon sigurinë tonë kolektive”, tha Macron.
“Vladimir Putin dhe vetë amerikanët besojnë se ditët e ardhshme do të jenë ditë me inkandeshencë ekstreme dhe orët që po përjetojmë janë vendimtare për sigurinë e tërë rajonit”, theksoi Macron.