Shteti arab po përdor robotë fluturues për të ‘gënjyer’ retë, në mënyrë që të shtojnë reshjet e shiut në temperatura mbi 40 ° Celsius.
Por si ia kanë dalë ta bëjnë këtë? Robotët dronë fluturojnë brenda në re dhe çlirojnë ngarkesa elektrike, gjë që nxit formimin e pikëzave të ujit që shkarkohen si reshje.
Nëse në Shqipëri bie një mesatare prej 1,485 mm shi në vit, një shifër që çuditërisht ja kalon edhe Anglisë e cila njihet për motin gri, në Emiratet e Bashkuara mesatarja është vetëm 100 mm në vit.
Ama sigurisht, ka edhe skeptikë që dyshojnë në rezultatin e tyre apo edhe në vetë ndërhyrjen me forcë në natyrë.
Manipulimi i motit mund të kthehet në të vetmen mundësi për të ndihmuar vendet që vuajnë nga thatësirat, dhe ngrohja globale po sjell gjithnjë e më tepër pasiguri për të ardhmen.
Teknika të tjera që ky shtet përdor për të ‘krijuar’ shi përfshijnë hedhjen e kripës brenda në re, apo edhe kimikate të tjera që shpejtojnë formimin e pikëzave të ujit.
Këto teknika janë quajtur ‘mbjellja e reve’ dhe vende si Kina e India kanë nisur të eksperimentojnë me to pasi mund t’i shtojnë reshjet deri në 35%.