Bota Maqedoni e Veriut: Sërish rritje e ndjeshme e të prekurve me COVID-19

Maqedoni e Veriut: Sërish rritje e ndjeshme e të prekurve me COVID-19

Maqedonia e Veriut regjistroi 175 raste të reja me COVID-19  gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të të prekurve me koronavirusin e ri në 3 538.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 18 pacientë, ndërsa pesë kanë ndërruar jetë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 1 682, ndërsa i të vdekurve në 169, ndërkohë që numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend arrin në 1 687.

Gjatë ditës së fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 971 teste për COVID-19, ndërsa që prej shpërthimit të pandemisë janë kryer 40 004 teste.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp javën e kaluar u shpreh se vendi po përballet me valën e dytë të pandemisë.

Zyrtarët e vendit më parë njoftuan se kulmi i rasteve me COVID-19 do të arrinte shifrën midis 2 000 dhe 2 500.