Pak pasi është njoftuar për arrestimin e prokurores speciale Katica Janeva në Maqedoninë e Veriut, mediat vendase raportojnë se nëna e saj ka ndërruar jetë. ‘Republika’ raporton se mamaja e Janevës ka ndërruar jetë ditën e sotme në Gevgelija, qytet në kufi me Greqinë.
Prokurorët e çështjes “Zhvatja” kanë deklaruar se kjo ngjarje nuk do të ndikojë në kërkesën e tyre për arrestimin e Janevës.
Prokurori Publik, Ljubomir Joveski, në një konferencë për shtyp, tha se vendimi për të arrestuar prokuroren speciale të dorëhequr tashmë, është marrë në kuadër të zgjerimit të hetimeve mbi rastin “Zhvatja”.
Prokurorja speciale, Katica Janeva të martën ka dëshmuar para Prokurorisë, lidhur me rastin “Zhvatja”, të zhvatjes së 1.5 milion euro të një afaristi, nga dy persona të afërt me kreun e speciales.