Kandidati i shumicës qeverisëse Stevo Pendarovski kryeson me një rezultat të ngushtë zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Por ai do të përballet në balotazhin që do të zhvillohet më 5 Maj, me rivalen e opozitës Gordana Siljanovska.
Teksa janë numëruar mbi 99% e votave, Pendarovski i socialdemokratëve në qeveri kryeson me 0.6% kundrejt Siljanovskës së VMRO-DMPNE-së në opozitë.
Blerim Reka, i vetmi kandidat shqiptar i mbështetur nga partitë opozitare të shqiptarëve ka siguruar 10%.