Ditën e sotme në kryeqytet mbahet edicioni i 6 i Maratonës së Tiranës. Mbi 2500 vrapues vendas dhe nga e gjithë bota do të garojnë sot në 4 kategori të ndryshme.
Për mbarëvajtjen e eventit, me qëllim sigurinë e garuesve si dhe lehtësimin e trafikut, policia ka ndërmarrë një plan masash.
Kështu një pjesë e mirë e rrugëve të kryeqytetit gjatë kësaj të diel do të jenë të bllokuara prej orës 08:00 të mëngjesit deri në orën 16:00.
Rrugët që do të bllokohen janë: Bulevardi ‘Zogu i Parë’, ‘Bulevardi i Ri’, rruga ‘Dedë Gjon Luli’, rruga e ‘Durrësit’, rruga e ‘Kavajës’, ‘Ibrahim Rugova’, ‘Myslym Shyri’, ‘Gjergj Fishta’, ‘Bajram Curri’, ‘Lekë Dukagjini’, sheshi ‘Nënë Tereza’, rruga ‘Gjergj Filipi’, rruga ‘Papa Gjon Pali’, rruga ‘Ismail Qemali’ , bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, ura te rruga e ‘Elbasanit’, rruga ‘Xhoxh Bush’ dhe rruga ‘Abdi Toptani’”.
Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet që të mos hyjnë brenda perimetrit të garës gjatë zhvillimit te saj, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar.