Kulturë Marco Mengoni triumfon në Sanremo 2023

Marco Mengoni triumfon në Sanremo 2023

Festivali Sanremo 2023 ka përfunduar dhe fituesi i edicionit të 73-të u shpall Marco Mengoni me këngën “2 jetë”. Ai mbizotëroi në votimin e fundit me pesë konkurrentë, ndaj Lazza, Rain, Ultimo dhe Tananai. Kjo është fitorja e dytë për Megonin, pas asaj të vitit 2013 me ‘L’essenziale’. Emocionet pushtuan Mengonin, ku nuk munguan as lotët. Kantautori 34-vjeçar ia kushtoi çmimin të gjitha grave, kjo për shkak se asnjë këngëtare nuk u nonimua në pesëshen finale.

Një moment prekës ishte kur Amadeus lexoi letrën e dërguar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ai falenderoi popullin italian duke thënë se është i sigurt se Ukraina do ta fitojë luftën.

Në fund ai ftoi fituesit e Festivalit në Kiev. Emocione dhe ovacione në sallë për performancat e Gino Paolit dhe Ornella Vanonit, duartrokitje për Depeche Mode, të ftuar ndërkombëtarë të mbrëmjes. Çmimi i kritikës shkoi për Mia Martini dhe për Colapesce Dimartino për “Splash”.

Ajo që surprizoi publikun në natën finale ishte artisti Rosa Chemical ku gjatë performancës me këngën “Made in Italy” këngëtari e përfshiu befas reperin Fedez në interpretimin e këngës së tij.

Fillimisht u ul mbi të duke imituar marrëdhëniet seksuale më pas e tërhoqi drejt vetes në skenë dhe në fund e puthi me pasion. Reperi dukej i argëtuar, por edhe i befasuar.

Në atë moment, Chiara Ferragni e hutuar, gruaja e Fedez mbërriti për t’i sjellë lulet Rosa Chemical, së bashku me Amadeusin, i cili komentoi duke buzëqeshur: “Unë jam pa fjalë”.