Italia mund ta ketë së shpejti atë që konsiderohet si qeveria e ndryshimit, të kryesuar nga ish-kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi. Duket se ai ka siguruar mbështetjen e dy grupimeve më të mëdha parlamentare, Lëvizjes 5 Yjet dhe Lega Nordit.
Kreu i 5 Yjeve, Vito Crimi tha pas takimit me Draghin se kishte marrë prej tij propozime të qarta politike. Ndërsa lideri legist Mateo Salvini tha se ishte gati të mbështeste përpjekjet për një qeveri të re të Mario Dragit në të mirë të interesit të vendit. Megjithatë, Salvini u tregua strikt kur tha se nuk do të heqë dorë nga kërkesat bazë të partisë së tij që lidhen kryesisht me çështjen e migracionit.
Marrëveshja pritet të përmbyllet javën e ardhshme me të dy partitë kryesore. Draghi pritet të ketë një mbështetje të gjerë parlamentare pasi veç 5 Yjeve dhe Lega Nordit, ka marrë përkrahjen edhe të demokratëve, Forca Italia-s, Italia Viva-s, etj.
Detyra më e vështirë e Draghit është menaxhimi i fondit 200 miliardë Dollarësh të Bashkimit Europian për të rimëkëmbjen e ekonomisë së goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Mosmarrëveshjet për mirëmenaxhimin e këtij fondi, çuan në rrëzimin e qeverisë së Giuseppe Contes.