Bota Mark Rutte, zyrtarisht sekretar i përgjithshëm i NATO-s. E merr detyrën në...

Mark Rutte, zyrtarisht sekretar i përgjithshëm i NATO-s. E merr detyrën në tetor

Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi këtë të mërkurë të emërojë kryeministrin holandez Mark Rutte si sekretarin e ardhshëm të përgjithshëm të NATO-s. Rutte do të pasojë në këtë post Jens Stoltenberg.

Kryeministri holandez do ta marrë detyrën e tij si sekretar i përgjithshëm nga 1 Tetori 2024, kohë kur përfundon mandati i Stoltenberg.

Ky i fundit e mban këtë post prej 10 vitesh.

Kreu i ardhshëm i NATO-s do të përballet me sfidën e vështirë të mbështetjes së aleatëve për luftën e Ukrainës, ndërkohë që do të ruhet nga çdo përshkallëzim që mund ta tërheqë aleancën ushtarake në një përballje ushtarake me Moskën.