Aktori i filmave aksion, Mark Wahlberg, është shndërruar totalisht për rolin e ri që po luan. 49-vjeçari ka shtuar rreth 9 kilogramë për 3 javë, duke kthyer në një ish-boksier të peshave të rënda, të tërhequr nga sporti dhe të kthyer në prift. Skenat e filmit “Stu” po xhirohen në Los Anxhelos.
Muajin e kaluar, Wahlberg tha në emisionin “Jimmy Kimmel Live”: “Personazhi që luaj ishte shumë gjëra, boksier, prift… Vdiq nga një sëmundje e rrallë, por pati impakt të madh në jetët e shumë njerëzve”.
Aktori tha se regjisori i filmit i kishte kërkuar që shtimi në peshë të ishte sa më natyral. “Pasi xhiruam skenat e karrierës si boksier, nisja të shtoja sa më shumë peshë, kështu që po sfidoj veten”, u shpreh Wahlberg në atë intervistë.