Pasuria e Mark Zuckerberg ka rënë me afro 7 miliardë dollarë brenda pak orësh pasi kanë dalë jashtë funksionit tre aplikacionet më të mëdha të rrjeteve sociale.
Zuckerberg është rrëzuar nga lista e njerëzve më të pasur në botë, shkruan Bloomberg. Një shitje bëri që aksionet e gjigantit të mediave sociale të binin rreth 5% të hënën, duke shtuar një rënie prej rreth 15% që nga mesi i shtatorit.
Rënia e aksioneve të hënën uli vlerën e Zuckerberg në 120.9 miliardë dollarë, duke e renditur poshtë Bill Gates në numrin 5 në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg. Ai ka humbur rreth 19 miliardë dollarë pasuri që nga 13 shtatori, kur vlente afro 140 miliardë dollarë, sipas indeksit.
WhatsApp, Facebook dhe Instragram, tre aplikacionet më të përdorura kudo në botë – dhe që i përkasin Mark Zuckenberg – prej orës 15:59 ishin të paarritshme nga çdo anë e botës, duke vështirësuar jo pak komunikimin ndërkombëtar që mbështetet pjesërisht në këto platforma.
Diçka e tillë ka ndodhur edhe në 19 marsin e kaluar, me shërbimin që u bllokua rreth një orë. Zëdhënësi i Facebook Andy Stone u detyrua të përdorë platformën rivale Twitter për të kërkuar ndjesë për vështirësitë.
“Po punojmë për të rikthyer shërbimin sa më shpejtë të jetë e mundur, kërkojmë ndjesë”, është postimi i Facebook në Twitter.