Maroku ka bërë surprizën e madhe, duke eliminuar nga Botërori Spanjën, pas goditjes së penalltive.
Pas 120 minutave pa gol, sfida u vendos nga penalltitë, aty ku spanjollët në mënyrë të pabesueshme i humbën të tri penalltitë, ndërsa marokenët shënuan 3 nga 4 dhe fituan 3-0.
Padyshim protagonist portieri Bono, që përveç pritjeve gjatë lojës, ndali edhe dy penallti, ndërsa në të parën pati edhe ndihmën e shtyllës, ndërsa Spanja kthehet në shtëpi kokulur, me një rrugëtim që u mbyll shumë më shpejt sesa mund të imagjinohej.
Për Marokun ky ishte një kualifikim historik në çerekfinale, aty ku do të ketë kundërshtar fituesin e çiftit Portugali-Zvicër, e cila do të luhet në orën 20:00.