Bota Marrëdhëniet SHBA-BE në pikën më të ulët. Pompeo anulon turin në Europë

Marrëdhëniet SHBA-BE në pikën më të ulët. Pompeo anulon turin në Europë

Prestigjiozja “Politico” i ka kushtuar një shkrim anulimit nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, të vizitës së parashikuar në Europë.

“Pasi refuzoi të njihte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale amerikane, sekretari i Shtetit, Mike Pompeo papritur është kaq i dedikuar për një tranzicion të qetë saqë anulloi një udhëtim në Bruksel…”, shkruan me ironi autori, David M.Herszenhorn që i referohet një deklarate zyrtare të Departamentit të Shtetit.

Media në fjalë interpreton këtë akt si një snobim nga pala amerikane që ka marrë përgjigje po injorimin nga europianët. Më herët Komisioni Europian është shprehur përmes përfaqësuesve të vet zyrtarë se asnjë zyrtar i BE-së nuk do të takonte sekretarin e Shtetit, pa dhënë arsye për një qëndrim të tillë. Po kështu Pompo ka anuluar një takim me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Jean Asselborn pasi ky i fundit e quajti Donald Trump në një intervistë për Radio Luksemburgun si një “piromaniak politik që duhet të çohet për gjykim”.