Nga Pëllumb Xhufi
Lidhur me shkrimin e z. Andi Bushati mbi konfliktin greko-turk per kufijte detare, referenca e autorit ndaj marreveshjes greko-shqiptare te vitit 2008 nuk eshte e sakte.
Bushati thote se marreveshja u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese pas nderhyrjes se Erdoganit, e ne pajtim me te, pas presionit te Berishes mbi anetaret e Gjykates, te cilet votuan unanimisht per anullimin e marreveshjes ne fjale.
Bushati nxiton t’i fuse ngjarje te tilla dramatike ne morsen e obsesionit te tij anti-Rama.
Sepse, siç dihet, denoncimi nga Partia Socialiste i marreveshjes Basha-Bakojanis, kaloi nepermjet dy fazave ne Gjykaten Kushtetuese.
Heren e pare u votua per faktin nese ai denoncim duhej marre ne shqyrtim nga Gjykata apo jo.
Ne ate faze ka patur nje nderhyrje te forte berishiane mbi anetaret e Gjykates, per mos ta marre ne konsiderate rekursin e PS.
Ne fakt aty, 5 anetare patriote e profesionale te Gjykates votuan per marrjen ne shqyrtim te tij, kurse 4 skllever te Berishes votuan kunder.
Kjo ndarje e beri te qarte, qe edhe pas shqyrtimit te marreveshjes nga Gjykata, ajo gjithesesi do hidhej poshte.
Prandaj, edhe 4 “berishianet” votuan kunder marreveshjes, per te shpetuar nderin e felliqur, tashme, te tyre.
Absolutisht jo sepse u paska fryre ne vesh Berisha.
Ky edhe sot e kesaj dite e mbron me pasion pjellen e tij te keqe, Basha-Bakojanis.
Pra, po te ishte per Berishen e 4 mosketieret e tij ne Gjykaten Kushtetuese, ankesa e PS per marreveshjen as nuk do merrej fare ne shqyrtim, por do hidhej poshte qysh ne fazen e pare te votimit.
Prandaj, edhe z. president, nese e ka vertet me zemer çeshtjen e ndarjes se ujrave territoriale me Greqine, duhet te dekoroje “Per merita te veçanta” 5 anetaret e Gjykates Kushtetuese qe ne vitin 2009 shperfillen presionet e z. Berisha dhe i hapen rrugen me guxim e pergjegjesi kombetare zhberjes se marreveshjes se dyte te nenshkruar nga nje qeveri shqiptare, pas asaj te Zogut ne rastin e Shen Naumit, per faljen e territorit kombetar./TemA