Bëhet fjalë për marrëveshjen më të madhe të armatimit në historinë e Izraelit. SHBA i dha dritën e gjelbër këtij vendi t’i shesë Gjermanisë sistemin e mbrojtjes ajrore “Arrow 3”.
Izraeli, sipas të dhënave të veta, ka marrë lejen nga SHBA për shitjen e sistemit të mbrojtjes ajrore “Arrow 3” tek Gjermania. Kjo është marrëveshja më e madhe në historinë izraelite, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes. Departamenti Amerikan i Shtetit ka dorëzuar vendimin tek Izraeli të enjten.
Miratimi i SHBA konsiderohej si pengesa kryesore për marrëveshjen historike mes Gjermanisë dhe Izraelit. Negociatat për këtë u zhvilluan pas fillimit të luftës ruse në Ukrainë. Ujdia duhej të nënshkruhej nga Ministritë e Mbrojtjes së të dyja vendeve, dhe industria ajrore e Izraelit thuhej në njoftim.
Pagesa nga fondi i posaçëm për ushtrinë gjermane
Komisionet parlamentare të buxhetit dhe mbrojtjes në Bundestag dhanë miratimin për këtë marrëveshje në qershor. Kostoja kap vlerën e rreth 4 miliardë eurove, sipas të dhënave izraelite. Financimi do të merret nga fondi i posaçëm gjerman për ushtrinë, që u miratua si reagim pas fillimit të luftës në Ukrainë – 100 miliardë euro. “Arrow 3” është prodhuar si bashkëpunim me Izraelit dhe SHBA-së. Ai pritet të jetë i gatshëm për përdorim në vitin 2025 raporton DW.