Eksperti i të drejtës ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi, e përligj shqetësimin e krijuar lidhur me negociatat e qeverisë shqiptare me atë greke për marrëveshjen e detit.
I ftuar në Ora News, ai thotë “zhurma” krijohet për shkak të sensitetit që ka çështja, por edhe mungesës së transparencës.
Krisafi: Shqetësimi që është ngritur në gjitha qarqet është i përligjur dhe mirëkuptueshëm. Arsyeja e parë është se kemi të bëjmë me një çështje shumë sensitive, çështje kufijsh dhe Shqipëria ka qenë gjithmonë e kafshuar, e copëtuar nga pikëpamja territoriale nga fqinjët e vet, gjithmonë kanë përfituar, kanë marrë prej saj. Janë të preukopuar që kjo gjë mos të ndodhë. Së dyti, ka të bëjë nga një mungesë tranparence nga ajo që po ndodh. Unë vi vetë nga qarqe të polktikës së jashtme, në politikën e jashtme ka padiskutim edhe një atmosferë konfidencialiteti, disa gjëra nuk thuhen, thuhen përgjysmë ose pak nga pak.Por për këtë çështje që është kaq shumë e ndjeshme, Ministra ose autoritetet përkatëse do të duhet të bënin pak më shumë për të ndriçuar atë çka po ndodh në të vërtetë.
Ndërkaq Armand Skrapi, Drejtor i Drejtorisë së Traktateve dhe së Drejtës Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme thotë se delimitimi i hapësirës detare është në interes të Shqipërisë dhe Greqisë.
Skrapi: Çështja e delimitimit të hapësirave detare është një interes prioritar jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Greqinë. Së pari sepse përmes delimitimit të hapësirave detare shtetet përcaktojnë deri ku i shtrijnë kufijtë e sovranitetit të tyre dhe të drejtat sovrane dhe së dyti ka mundësi praktike për të shfrytrëzuar ekonomisht të gjithë resurset që gjenden në këto hapësira detare. Si dy anëtarë të Konventës për të Drejtën e Detit dhe Shqipërisë edhe Greqisë i lind e drejta të delimitojnë hapësirat e tyre detare ashtu siç i kanë delimituar me shtete të tjera.
Por sa qëndrojnë deklaratat e Ministrit Kotzias se Greqia do të shtrihet 12 milje në hapësirën detare të vendit tonë?
Skrapi: Nuk janë negociata në kuptimin e mirëfilltë të lidhjes së një marrëveshje. Po të ishin negociata, pala shqiptare do të kishte krijuar grupin negociator që do të merte një plotfuqi nga Presidenti dhe pastaj do të zhvilloheshin diskutimet teknike me palën greke. Duke qenë se nuk ka një marrëveshje për delimitimin e hapësirës detare, palët janë në diskutime për mënyrën si do të zgjidhet ky ngërç. Pala shqiptare që në 2013 është në diskutime të vazhdueshme me palën greke në nivele diplomatike dhe teknike për të shikuar hapësirat për të zgjidhur këto marrëveshje mes tyre.
Deri para disa vitesh pala greke qëndronte strikte në qëndrimin e saj për t’iu përmbajtur asaj që ishte nënshkruar në 2009, ndërsa pala shqiptare i është përmbajtur qëndrimitse projekt-marrëveshja e 2009 nuk ekziston sepse është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe për këtë shkak palët duhet të hyjnë në negociata për një marrëveshje të re.Pala shqipare ka si udhërrëfyes pikat e përmenduara në vendimin e Kushtetueses, ku ishin problemet që u evidentuan në atë që u nënshkrua në 2009.
Të dy palët duhet të kenë parasysh legjislacionet respektive që përcaktojnë shtrirjen e kufijve të tyre detarë. Në nivele diplomatike nuk mund të hyhet në detaje të karakterit teknik.Në parim është rënë dakord që mes të dy vendeve të arrihet një vijë delimituese e hapësirave detare që do të sjellë një rezultat të drejtë për palët bazuar në atë që parashikon Konventa e së Drejtës së Detit dhe praktika ndërkombëtare.
Krisafi: Si është e mundur që brenda një muaji apo dy muajve të arrihet një marrëveshje për një nga problemet më të rëndësishme, më të komplikuara, që mund të jetë siç janë përcaktimet e kufijve detarë. Nga sa thuhet deri tani janë bërë bisedime në parim, mund të jenë piketuar disa gjëra. Për 1 vit nuk bëhen dot ca gjëra. Me Italinë na u deshën 7-8 vjet për të përfunduar marrëveshjen me ta që nuk ishin kaq shumë problematikë. Duket se bisedimet e deritanishme nuk kanë qenë vetëm në parim, por do të jetë hyrë më në thellësi. Të bën përshtypje fakti si mund të zhvillohen bisedime pa pasur një projekt. Ndjej një lloj keqardhje si mund të vedosen gjëra kaq madhore për një kohë kaq të shkurtër.
Çështja ka të bëjë me breza të tërë që do të vinë. Fjala është për një zonë shumë të rëndësishme nga çdo lloj pikëpamje. Nuk e paragjykoj, puna mund të jetë bërë. Por puna bëhet në këtë mënyrë, përgatitet një projekt paraprak, konsultohet me institucionet dhe ministritë e interesuara, miratohet, vihet në dijeni presidenti. Nuk është kusht që negociatat të bëhen publike, por relative. Nëse ka presione do të thotë se ka diçka që nuk shkon dhe nëse ka diçka që nuk shkon është më mirë të korrigjohet. Duhen bërë publike elementët bazë të marrëveshjes.
Skrapi: Diskutimet me palën greke nuk kanë filluar as në Korçë, as në Kretë, kanë filluar në që në 2013. Ka kohë që filluar puna. Kemi rrahur mendime për mënyrën sesi mund të zgjidhet sa më mirë çështja e delimitimit të hapësirave detare me Greqinë.