Gjatë një vizite te “Filipi Company” në Sanxhak, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pyet për marrëveshjen që kryeministri Edi Rama firmosi me kryeminsitren e Italisë për një qendër pritjeje të emigrantëve në Shëngjin.
Basha kërkoi që Rama të bëjë në mënyrë urgjente transparencë për marrëveshjen e firmosur për emigrantët.
“Nga njëra anë përzë shqiptarët nga ana tjetër kërkon të marrë emigrantë të paligjshëm. Italia është një vend mik, por interesat kombëtare janë parësore, vetëm transparenca tregon nëse cenohen apo jo interesat e shqiptarëve”, u shpreh Basha.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin për këtë marrëveshje.