Kryeministri Edi Rama thotë se shtete të tjera kanë kërkuar që të bëjnë një marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë ashtu si modeli me Italinë.
Gjatë një konference për shtyp me Komisionin e BE-së Varhelyi dhe Ministrin e Hungarisë, Szijjarto, Rama u shpreh se Shqipëria ka refuzuar kërkesën e këtyre shteteve për një marrëveshje për emigrantët.
Marrëveshja me Italinë ka frymëzuar vendet e tjera të BE-së, a ju është ofruar ndonjë vend tjetër për një gjë të tillë?
Edi Rama: E kam shpjeguar gjatë për gazetarë të panumërt në Berlin dje përsa i përket arsyes pse Shqipëria e kë bërë këtë marrëveshje. Pikë së pari, na është kërkuar nga të tjerë dhe kemi thënë jo. Të gjithë duhet të kuptojnë se marrëdhënia jonë me Italinë është mjaft e veçantë dhe shkon pas mijëra vjet dhe shkon pas në kohë me shumë volume ndërveprimi më shumë se 30 viteve të fundit qëkur dolëm nga gropa e ferrit e regjimit më komunist në Evropë kur u larguan me qindra-mijëra nga brigjet tona dhe Italia hapi krahët për ne dhe erdhi të na shpëtonte nga një katrahurë pas rënies së skemave piramidale dhe duke ardhur tek ditët e tërmetit si fillesë e rindërtimit tonë të kësaj marrëdhënie kur Italia erdhi për të shpëtuar jetët e shqiptarëve në rrënoja. Nëse kjo për Italinë ka qenë punë e pistët, atëherë na duhet të reciprokojmë.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama shprehet se Bashkimi Europian nuk do të ketë kurrë një shtet më besnik se Shqipëria.
Edi Rama: Ne nuk jemi vend i BE-së, ne jemi vend evropian dhe kjo nuk është një certifikatë që ne kemi marrë. Gjeografia jonë flet shumë për atë që kemi bërë me Italinë. Nëse ka ndonjë gjë për t’u përpunuar dhe zhvilluar duhet të jetë në modelet e epërme të BE-së. Ne jemi shumë të prirur që të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme për të qenë shtet krenar i BE-së. Edhe pse jam nga më të gjatët nga kryeministrat, kjo nuk më shpërqëndron nga fakti se përfaqësoj një nga vendet më të vogla. Kur hyn në familje të mëdha nuk mund të zgjedhësh vetëm ëmbëlsirat, shpeshherë duhet të marrësh gjëra të tjera në menu, por duhet ta bësh. BE nuk do të ketë kurrë një shtet më besnik se Shqipëria.