Partia Demokratike e Italisë (e majtë) kërkon largimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë nga Partia Socialiste Europiane.
Lajmin e ka bërë të ditur La Repubblica, sipas së cilës, këto përçarje mes dy partive të majta, asaj shqiptare dhe asaj italiane, vijnë pas marrëveshjes së kryeministrit Edi Rama dhe homologes Giorgia Melonit për emigrantët.
Po ashtu bëhet me dije se Partia Demokratike e Italisë do të kërkojë përjashtimin e PSSH-së nga grupimi socialist europian, në samitin socialist që do të mbahet në Malaga.
“Vlerat tona janë tradhtuar”, kanë thënë ata, në përgjigje të arsyetimit të qeverisë shqiptareku thuhej: “Ne respektojmë ligjin, shtetet e tjera na kishin kërkuar ndihmë”.
Peppe Provenzano, kreu i punëve të jashtme në sekretariatin e Schlein, ishte ai që e ndau lajmin për La Repubblica.
“Ne do ta ngremë çështjen në kongresin e PSE, i cili do të mbahet nesër dhe pasnesër në Malaga, në prani të të gjithë socialistëve të mëdhenj të kontinentit, nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez te kancelari gjerman Olaf Scholz”, tha ai.
Kujtojmë se marrëveshja e Shqipërisë me Italinë parashikon ndërtimin e dy qendrave për emigrantë në Shqipëri, ku do të vendosen ata që do të kthehen nga Italia, deri në momentin që do të përfundojë shqyrtimi i kërkesave të tyre për azil.