Kryesore Marrëveshja për emigracionin e paligjshëm, Rama: Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet

Marrëveshja për emigracionin e paligjshëm, Rama: Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministren italiane, Georgia Meloni, është shprehur se marrëveshjen e bashkëpunimit për pritjen e refugjatëve që do të jetë nën juridiksionin e Italisë, Shqipëria nuk do ta bënte me asnjë vend tjetër.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama, ka thënë se Shqipëria është në krah të Italisë dhe sa herë të ketë ajo nevojë, vendi ynë do t’i përgjigjet.

“Shqipëria nuk është një vend në BE, por është një. Ne jemi në Europë, jemi një shtet europian dhe na mungon U përpara, por kjo nuk na pengon për ta parë botën si europian. Ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër, apo shtet tjetër të BE-së sepse me gjithë respektin ka një ndryshim të madh, historik, kulturor dhe emocional. Nuk besoj se ne nuk do të jemi në gjendje që në vitet që do të vijnë për të parashikuar dhe vetë ne këtu të paguajmë atë borxhin që kemi drejt Italisë dhe institucioneve të Italisë për atë që kanë bërë për ne nga dita e parë që kemi arritur në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje dhe për të pasur një jetë më të mirë, por gjithsesi, sikurse kam thënë në rastet e tjera, nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet.

Nuk mund dhe nuk dua të gjykoj në meritën politike në lidhje me vendimet e tjera, por ne na takon që të përgjigjemi kur mund të gjendemi për të ndihmuar dhe për të dhënë një ndihmesë, për të ndihmuar dhe menaxhuar një situatë, për një situatë që është e vështirë për Italinë. Gjeografia është kthyer në atë që quhet mallkimi për Italinë. Ne nuk kemi forcën dhe kapacitetin për të zgjidhur, por kemi detyrën dhe angazhimin dhe kapacitetet për të dhënë një ndihmë. Ky protokoll bashkëpunimi është produkt diskutimi për të bërë mirë, nuk është një rrugëzgjidhje për diçka që duhet ta bëjmë, por besojmë në këtë.

Shqipëria është i vetmi vend evropian, ku kanë qenë më shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kemi dhënë mundësinë për të mbijetuar pothuajse mijëra iranianëve dhe kështu, nuk mund t’i zgjidhim problemet, por mund të japim një ndihmesë. Pikërisht kur Meloni mendonte se do të bënte pushimet, të gjitha arritjet, flukset që kapën dhe prekën Italinë, nuk e lanë të lirë të shijonin pushimet e saj”, tha Rama.