Arritja e marrëveshjes në Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ka sjellë dhe reagimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Kreu i Shtetit përshëndeti këtë lajm pozitiv, por sakaq e konsideroi jo të mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira.
Ilir Meta nuk harroi pa përshëndetur përfaqësuesit e trupit diplomatik për kontributin e dhënë për arritjen e kësaj marrëveshje.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore. Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave. Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre! Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruhet në postimin e zëdhënësit të Presidencës.