Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në aktivitetin për hapjen e dosjes së Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin Martin Camaj, në 95-vjetorin e lindjes së tij.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka sulmuar ata që e akuzojnë Camajn si tradhtar dhe agjent i shërbimeve të huaja.
Pjesë nga fjalimi i Ramës:
Do të isha këtu edhe po të mos isha kryeministër, sepse Martin Camajn e kam njohur, fatkeqësisht jo sy për sy, por kemi pasur një kontakt të vazhdueshëm së bashku dhe jemi njohur me zë.
Kam pas nderin që ta përcjell në banesën e fundit, në atë ditë kur u nda nga të gjithë ata që e shoqëruan në dëborë. Si kryeministër vij me kënaqësi për t’i shprehur konsideratën Autoritetit të Dosjes për punën aspak të lehtë, por të madhe që ka bërë dhe për ta inkurajuar që të vazhdojë punën, si dhe të dalë më shumë nga suaza e vet, për t’i përcjellë më shumë publikut fjalë si ato të që tha drejtuesja e këtij institucioni.
Është një kënaqësi për mua të marr pjesë në një varrim të shpifjeve dhe akuzave që Martin Camaj mori jo nga ata që i privuan atdheun, por nga ata që nuk e lanë as në botën tjetër të qetë.
Njerëzit që janë askush kërkojnë të bëhen dikush duke guxuar që të prekin deri aty ku gjenden dikushët që De Rada thoshte “engjëjt që e bëjnë gostinë më vete dhe prishja e këtij rendi dhe përpjekja e shfrenuar e një luzme pseudosh që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat dhe kushtet që ka krijuar kjo kohë e re për të hyrë në gostinë e tyre me dhunë dhe për të zëvendësuar engjëjt me djajtë, është e frikshme, por meriton të luftohet pa u dorëzuar.
Për këtë arsye, besoj se kjo që bëhet sot është përtej detyrës së autoritetit të dosjeve. Ai mbase na sheh nga lart dhe na buzëqesh. Ai ishte i fundit trashëgimtar i denjë i rilindësve shqiptar, është në tryezën epërme ku kanë zënë vend në krenarët e letërsisë.
Të turreshin ndaj një njeriu që në jetën e tij jo thjesht shkruajti në një mënyrë që zuri vendin te krenajat e letërsisë, por mishëroi sfilitjen fizike, shpirtërore të asaj që ishte persekutimi komunist. Camajn nuk e lanë të prehej i qetë as në botën tjetër. Ai mishëroi persekutimin komunist.
Ai ishte mik shumë i afërt me Gjelosh Gjokajn. Camaj zbriti në Shkodër nga malet e Temalit. Shkollimi iu ndërpre në vitin 1946, regjimi i ndaloi vazhdimin e kolegjit. Në funksion të shënjestrimit të atyre që fëmijë, gjë që ne kur na erdhi radha e njohëm si “njollë në biografi”.
Pjesë e këtij mikroozmosi ishte dhe Arshi Pipaj. Ishte dhe ky i arratisur. Ai thotë që Camaj ishte tipiku i intelektualit. E braktisi atdheun, dhe kur nuk është më i ri e kupton që e ka të pamundur të lëshojë rrënjë në dheun e ri. Sepse e përndjek malli për atdheun e tij.
Nëse do të ishte zog, do të ishte shtegtar, i panënshtruar nga moti i keq dhe në kërkim të një vendi të ngrohtë që nuk e gjeti dot asnjëherë, por që e kërkoi nëpërmjet gjuhës shqipe në librat e tij. Në vend që të përkthenin në shpifje, ato që kanë marrë nga dosja e survejimit, të çkodonin mesazhet e Martin Camajt kur thotë “refuzoj gjuhën e gjarprit”.
Është piskamë e dikujt që nuk e ka pirë kupën e helmit. Dhe mund të kishte bërë një pakt, që shumëkush e ka argumentuar si pakt të pashmangshëm. Nuk e ka bërë. Sot jam shumë i lumtur që pas kaq shumë vitesh, kur si mallkim e ka ndjekur hija e persutorëve me mashat e mllefit që ka mediokriteti. Arrijmë që të bëhet dritë, ose u arrit që të bëjmë dritë se i takon Autoritetit të Dosjeve.
Kam qenë i terrorizuar nga ideja se fatin e Camajt në publik për shkak të këtyre shkuartbiqëve të pashërueshëm që shet sallam e kikirkë, mund të pësojë kleri katolik i Shqipërisë. Duket si plan po nuk është ashtu. Debati për Martin Camajt, do ishte i destinuar që të bëhej si pseudo debati i detit. Është njësoj si ata që unë them nuk ka negociata, ata thonë bëj transparencë.
Duke qenë se populli shqiptar e ka përcaktuar se kur gënjeshtra ka mbaruar xhiron e botës, e vërteta nuk i ka ngritur pantallonat. në këtë fushë kur mungon një autoritet, një burim i respektuar informacioni, shpifja, gënjeshtra, demaskimi, plus për faktin se prirja kombëtare për të besuar të keqen, të shpifje dhe pa këtë autoritet nuk do të dihej që dosja e survejimi është diçka tjetër nga dosja e bashkëpunimit.
Martin Camaj e të tjerë kanë dosje, por që janë njësoj si kartelat tona mjekësore. Kartela ekstra e njerëzve të lindur me njollë, sipas asaj kohe, ishte për të gjithë dhe mbushej, siç e tregojnë dosjet, me të dhëna të vazhdueshme dhe bënte që kur vinte dita që fëmija të shkonte në shkollë, dikush që nuk kishte lidhje me dosjen, informohej që ky fëmijë nuk mund të shkohej në shkollë.
Nuk do dihej as arsyeja e arratisjes së tij, Camaj për të mos çuar në burg dy shok të tij që i kërkonte Sigurimi, i informoi dhe iu dha shansin që të arratiseshin. Është e shkruar në dosje.