Nuk është shaka për 1 Prill. Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë tashmë burrë dhe grua.
Përmes një postimi në rrjete sociale, moderatorja bëri me dije se ata janë celebruar. “Çdo 1 prill do të festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka. #tëmartuar.” – shkruan ajo.
Dojna zgjodhi të veshë një kostum klasik të bardhë me atlete, ndërsa Vlashenti një kostum të zi jo dhe aq klasik nisur nga modeli i veçantë i xhaketës dhe pantallonat e gjera.
Ata do të bëhen së shpejti prindër të një djali.
“Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jetës sime ku pasi të kem shkelur çdo Lego nëpër shtëpi dhe të di gjithçka mbi Minecraft, ai do më thotë: O ma je më e bukura! E ça t’i thuash pastaj? Mblidh legot?!” – shkroi Dojna disa javë më parë në videon ku zbuluan gjininë e bebit.
Pak muaj më parë, ajo i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.