Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson u martua me bashkëjetuesen e tij Carrie Symonds në një ceremoni sekrete që u mbajt në Katedralen Westminster.
Kryeministri dhe bashkëshortja e tij kishin më shumë se 6 muaj që e kishin planifikuar këtë ceremoni.
Vetëm një numër i vogël zyrtarësh të kishës ishin të përfshirë në përgatitjet dhe 30 personat e pranishëm u ftuan në minutën e fundit.
Boris dhe Carrie zgjodhën të kurorëzoheshin në katedralen kryesore katolike romake të Londrës, vetëm 1.5 milje nga Downing Street.