Rita Ora është martuar me regjisorin Taika Waititi në një ceremoni intime në Londër. Daily Mail raporton se këngëtarja 31-vjeçare ka ndryshuar edhe mbiemrin dhe tashmë do të njihet si zonja Waititi-Ora.
Këngëtarja tha “Po, pranoj!” në një ceremoni intime në Londër.
“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë. Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private që të jetë e mundur”, tha një burim për The Sun.
Krijuesja e hitit Hot Right Now dhe regjisori i Thor: Love And Thunder, janë fotografuar të dy me unaza ari në gishtat e unazës ditët e fundit.
Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publikisht në muajin gusht.
Taika ishte martuar më parë me producenten e filmit Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018.
Ish-çifti janë bashkë prindër dy vajzave Te Hinekāhu, 10 vjeç, dhe Matewa Kiritapu, gjashtë.