Tetë studentë dhe një mësues u vranë nga të shtënat në një shkollë në Kazan, Rusi, pas së cilës u arrestua njëri nga dy sulmuesit, një adoleshent 19-vjeçar.
Rehn TV deklaron se emri i adoleshentit është Ilnaz Galiaviev, ndërsa ishte përhashtuar nga shkolla që nga janari, pasi nuk e frekuentonte më.
Adoleshenti u vetëshpall si Zot para se të ndërmerrte krimin makabër.
“Sot unë do të vras një sasi të madhe të mbeturinave biologjike dhe do të vras veten,” shkruante Ilnaz Galjaviev në profilin e tij në Twitter dhe më pas nisi aktin e tij monstruoz, duke vrarë nxënës në shkollën e tij me numër 175 në rrugën “Judata Fayzi” në Kazan, kryeqyteti i provincës autonome të Rusisë, Tatarstan.
Sulmuesi i çmendur e shpalli veten Zot i cili erdhi “në botë në formën e një njeriu” dhe gjithashtu postoi një fotografi para festës së tij të përgjakshme me një maskë të zezë në të cilën është shkruar “Zoti” me shkronja të kuqe.
Arrestimi i tij u konfirmua nga zëdhënësja e policisë së Kazanit Irina Volk.
Babai i sulmuesit u arrestua gjithashtu. Mediat deklarojnë se ai tha se djali i tij nuk është një fanatik fetar, se ai ishte një djalë i qetë dhe i tërhequr dhe se ai nuk e kupton se si mund të kishte ndodhur e gjithë kjo, shkruan TASS.