Autoritetet ligjore italiane kanë kërkuar burgim të përjetshëm për muratorin dhe ish-policin shqiptar Gëzim Alla, 52-vjeçari i cili vrau gruan e tij Dorina Alla, 39 vjeçe, me 12 goditje çekiçi në kokë.
Ngjarja ndodhi më 18 prill 2021 në shtëpinë e tyre në Pove del Grappa në Viçenca, ku ndodheshin edhe fëmijët e çiftit.
Kërkesa për burgim të përjetshëm mbërriti në Gjykatën e Assizes në Viçenca nga prokurorja publike Alessandra Block, e cila pasi analizoi dinamikën e ngjarjes, vendosi të konfigurojë rrethanën rënduese të krimit për goditjet e shumta që i janë bërë gruas.
Sipas mediave italiane, ajo ka pësuar një duzinë me goditje, përfshirë dhe një shifër tjetër prej rreth njëzet e një gjuajtjesh të humbura gjatë ngjarjes barbare.
Dëshmi për këtë, janë gërvishtjet në mur, së bashku me spërkatjet e gjakut, të identifikuara nga specialistët e hetimit.
Shqiptari, i cili jetonte prej vitesh në Pove, po mbrohet nga avokatja Chiara Bellini, e cila tashmë do të duhet të debatojë në seancën e 22 dhjetorit të këtij viti.
Ndërkohë, në seancën e një dite më parë, 17 nëntor, u dëgjua eksperti psikiatrik i caktuar nga gjykata, Dr.Michela Casoria, e koordinuar nga doktori Diego Arsiè për prokurorinë dhe nga dr. Andrea Costacurta për mbrojtjen, e cila e cilësoi të pandehurin të aftë mendërisht.
Ndërsa, është konstatuar se humbja e kujtesës së autorit për mënyrën se si ka ndodhur sulmi, është një amnezi e ardhur nga ngjarja traumatike.
Ekspertët e konsideruan gjithashtu gjestin ekstrem të 52-vjeçarit si pasojë e një ndjenje në rritje të pafuqisë, dëshpërimit dhe paaftësisë për të pranuar atë që ai aktualisht besonte se ishte shpërbërja e familjes së tij.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, Gëzim Alla është përballur me gruan e tij që donte të ndahej prej tij, ndërsa ajo qëndronte jo shumë larg derës së hyrjes.
Një goditje të parë ajo e ka marrë në dorë, ndërsa gruaja tentonte të mbrohej, ka pësuar një goditje tjetër në hundë dhe në kokë.
Kjo goditje e fundit e ka shembur në tokë, duke bërë gruan të humbiste ndjenjat pranë murit.
Kur viktima gjendej në një pozicion të shtrirë, i shoqi i ka shkarkuar dhjetëra goditje që i thyen kokën, duke i marrë kështu jetën.
Gjatë vrasjes, në shtëpi ishin të pranishëm edhe dy djemtë, 10 dhe 13 vjeç, të cilët u bashkuan si palë civile, të gjithë nga avokati Dario Lunardon me qëllimin për të çelur një fond dëmshpërblimi (avokati ka kërkuar një shumë provizore prej 200 mijë eurosh në total) dhe jo për të kaluar kundër babait që kishte një marrëdhënie të mirë me ta.