Aktualitet Masakroi më sëpatë bashkëfshatarin, lihet në burg autori

Masakroi më sëpatë bashkëfshatarin, lihet në burg autori

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Zamir Topin, personi që 3 ditë më parë vrau me sëpatë bashkëfshatarin e tij Dashnor Osmani, 50 vjeç, në “zonën e Agjencisë” në Korçë për motive të dobëta.

Ngjarja makabër, që tronditi jo pak qytetarët e Korçës, u zbardh menjëherë nga Policia, që e arrestoi autorin e ngjarjes pak minuta pasi e kishte kryer atë.

Gjatë seancës, 42-vjeçari nuk tha asnjë fjalë, ndërsa mbahej në pranga nën shoqërinë e dy efektivëve të policisë.